Bardh Spahia takim me banorët e fshatrave Dobraç, Golem dhe Bardhaj të njësisë administrative Rrethina…

Shpërndaje

Me banorët e fshatrave Dobraç, Golem dhe Bardhaj të njësisë administrative Rrethina diskutuam programin tonë 4 vjeçar i cili ka të parashikuar një paketë të plotë investimesh në këto fshatra.

• Përmirësim i plotë i infrastrukturës rrugore dhe sistemit të ndriçimit

• Rrjeti i ri i ujësjellësit• Ndërhyrje në kanalet e dyta dhe të treta kulluese dhe sistemin vaditës

• Ndërtimi i tregjeve për prodhimet bujqësore

• Rikonstruksioni i shkollave dhe qendrave shëndetësore

• Terrene të reja sportive

• Përmirësimi i shërbimit të pastrimit

Çdo ndërhyrje e parashikuar dhe ndërtimi i plotë i programit është bërë bazuar mbi dëgjesat publike me qytetarët, të cilët kanë vendosur vetë prioritetet për zonën ku jetojnë. Zhvillimi i njësive administrative është fokusi kryesor i punës tonë në këtë 4 vjeçar.

Bashkë Fitojmë✌️

Shpërndaje