“STRUKTURAT E PD NË RRETHINA JANË GATI PËR DITËN E NDRYSHIMIT TË MADH
Përtej territ që mbjell Edi Rama prej 8 vitesh në mbarë Shqipërinë, qytetarët besojnë tek e ardhmja, tek shpresa, tek drita.
Mbështetja ndaj Partisë Demokratike, është evidente në çdo takim. Strukturat e grupseksionit 2 në Rrethina janë gati për ditën e ndryshimit, për datën #25Prill.
Gjatë bashkëbisedimit me ta, evidentuam nevojën e ndryshimit, mbështetjen ndaj programit të Partisë Demokratike.
Këto zgjedhje nuk janë për Bashën apo për Ramën, por janë zgjedhje për familjen, për rininë, për zhvillimin ekonomik dhe afrimin e Shqipërisë me BE-në
Këtë e bën të mundur vetëm Lulzim Basha dhe programi i Partisë Demokratike”, shprehet Spahia.