Bardh Spahia: “Si çdo Shqiptar, edhe Edi Rama i ka sytë nga Opozita”!

Shpërndaje

SI ÇDO SHQIPTAR, EDHE EDI RAMA I KA SYTË NGA OPOZITA!

Edhe Edi Rama po e ndjen NDRYSHIMIN që po vjen, aq sa edhe në mitingun e vet hapës, analizon kundërshtarin duke provuar se sa i vëmendshëm është ndaj mesazheve të opozitës. Dhe mirë bën sepse vetë ofron vetëm fasadë.

Inskenim artistik i denjë për një piktor gati për të dalë në pension! Atë di të bëjë, për të mbuluar mungesën e një bilanci!

Kur qytetarët e vet paguajnë vetë trajtimin 3 mijë eurosh antiCovid, taksat e tyre Edi Rama i përdor për spektakël dhe mburret me të!!! Vetëm kaq mjafton për të kuptuar se qytetarët nuk janë prioriteti i Edi Ramës!

Fasada, Edi Rama, sado e kushtueshme nuk të mbulon dot të inkriminuarit që mban pranë vetes, as PPP-të e tenderat sekretë! Ato janë aty si prova se çfarë ke bërë në këto 8 vite megjithë njollën që i ke vënë Shqipërisë duke e lënë pas derës së BE-së, e nuk mbulohen me shpenzime luksi për fasadë.

Ndihesh i vetmuar Edi Rama, e prandaj numëron numrat e opozitës në shesh!

Në fakt nuk janë numra, por ENERGJI, FRYMË, NDRYSHIM, PADURIM për të të larguar ty dhe shpurën tënde. Dhe këtë e ndjen edhe ti, prandaj i ke sytë nga opozita! Dhe ke të drejtë!

NDRYSHIMI po vjen!

Shpërndaje