Bardh Spahia: Shkodra është braktisur prej 8 vitesh nga qeveria…

Shpërndaje

Shkodra është braktisur prej 8 vitesh nga qeveria dhe shembulli tipik është mungesa e investimeve në atë çfarë është jetësore, furnizimin me ujë të pijshëm.

Edi Ramës i intereson vetëm show, fyen dhe sillet si klloun me shkodranët dhe harron që projektet për investime në Shkodër i ka në sirtar.
Janë 5 projekte që presin firmën e tij për t’i hapur rrugë dhe zgjidhur njëherë e mirë këtë problematikë për Shkodrën.

  • Projekti i reabilitimit të godinës së stacionit të vjetër në Dobraç;
  • Projekti I linjës së re 3 km nga stacioni i Dobraçit deri në Rus;
  • Ndërtimi i linjës së re kryesore të trasmetimit me ujë të pijshëm nga Stacioni i pompimit në Trush;
  • Ndërtimi i ujësjellësit të ri në fshatin Trush në Bashkinë Shkodër.
  • Projekti i ri i furnizimit me ujë të pijshëm i fshatrave Bardhaj, Bleran.

Mjafton të bësh vetëm këto që t’i shërbesh Shkodrës dhe jo të bësh kllounin sa herë vjen në Shkodër.
Ndëshkimi yt nga banorët e Shkodrës është afër! Vetëm pak ditë na ndajnë nga #25Prilli nga ndëshkimi me votë që shkodranët dhe të gjithë shqiptarët do t’i japin një kryeministri që nuk di të shërbejë!!!25Prill #NDRYSHIM #PD #N

Shpërndaje