Bardh Spahia: Sezoni turistik veror e gjen Velipojën me një shëtitore të transformuar…

Shpërndaje

Sezoni turistik veror e gjen Velipojën me një shëtitore të transformuar, ndërsa puna për rikualifikimin e saj po shkon drejt përfundimit. Këtij investimi do t’i bashkëngjitet edhe ai i terreneve sportive, për ta kthyer në një atraksion më shumë për pushuesit që zgjedhin perlën e Adriatikut.

Investime dhe shërbime që do ta kthejnë Velipojën në kryeqendër të turizmit shqiptar, do të jetë objektivi i punës tonë. Turizmi në 4 vitet në vazhdim do të jetë motori kryesor i ekonomisë së Bashkisë Shkodër.

Shpërndaje