Bardh Spahia: Qeveria është dorëzuar përballë COVID-19, e luftoi me propagandë

Shpërndaje

Ish-zv. ministri i Shëndetësisë, Bardh Spahia sheh një dorëzim të qeverisë në përpjekjen për t’i përballur me COBID-19. Sipas z. Spahia qeveria gaboi që në masat e para pasi u synua vënia nën kontroll e virusit me propagandë.

“Është fakt tashmë që qeveria ka dështuar në mënyrë të plotë në përballjen e coronavirusin. Kemi dorëzim të qeverisë përballë këtij fakti, nuk shikojmë më as daljet e tyre në publik. Evitohen edhe deklarata. Pra në një farë mënyrë ka dorëzim të plotë të strukturave të qeverisë.

Është gabuar që në fillim në marrjen e masave për të ngadalësuar përhapjen e këtij virusi. Është dështuar nga ana e strukturave në garantimin e masave mbrojtëse për mbrojnën e shëndetit të qytetarëve dhe mjekëve që ishin në vijën e parë.

Ne e kemi ngritur me forcë mbrojtjen e shtresave më të ekspozuara ku në vijë të parë ishin personeli i shëndetësisë në të gjithë nivelet e tij. Por, nuk u bë asgjë. Përkundrazi pati një fokusim vetëm te propaganda dhe izolimi i të gjithë  informacionit”, tha z. Spahia.

Për ish-zv. ministrin e Shëndetësisë, qeveria gjatë karantinës nuk u fokusua tek rritja e kapaciteteve testuese dhe trajtuese. Ndaj dhe tashmë që situata është kritike nuk bëjmë dot më shumë tamponë.

“Edhe në një situatë të tillë alarmante, testimet vijojnë të mbeten 300-400 në ditë. Është  humbur kohë gjatë karantinimit të vështirë për të rritur kapacitet testuese dhe trajtuese. U humb një kohë e fyer, u çua dëm e gjithë ajo sakrificë e bërë më shumë vështirësi nga qytetarë shqiptarë. Gjendemi në një nivel testimi si në ditët e fillimit të pandemisë. Qeveria e ka lëshuar situatë, dhe është në rënie të lirë”, përfundoi ish-deputeti i PD-së.

Shpërndaje