
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në qarkun Shkodër, Bardh Spahia, shpreh vendosmërinë për një politikë të pastër dhe një administratë të denjë, në shërbim të qytetarëve. Me theks të veçantë te lufta kundër korrupsionit, kriminalitetit dhe paaftësisë, ai thekson se pastrimi i institucioneve është një detyrim moral dhe kombëtar për të ndërtuar një Shqipëri të drejtë, të ndritur dhe me zhvillim të qëndrueshëm.
Postimi i kandidatit Spahia:
“Pastrimi i politikës dhe administratës publike nga të korruptuarit, të inkriminuarit dhe të paaftët është një shërbim që i detyrohemi vendit për një të ardhme të ndritur dhe me prosperitet.”
