PAS 8 VITESH NË PUSHTET, EDI RAMA SILLET SIKUR VJEN NGA OPOZITA !
Nuk ka asnjë bilanc në 8 vitet e rregjimit të tij! Prandaj vjen vërdallë duke premtuar investime, me “do të”, e flet ende për furnizim me ujë e me drita!!!! Po çfarë ke bërë në 8 vjet? Kush të pengoi se tepsinë e pate krejt vetë? Pse nuk bëre investime në ujësjellësa, energji e rrugë, por zgjodhe t’i çojë taksat e shqiptarëve për PPP? Ato janë “investimi” i vetëm në 8 vjet!
Edhe në qarkun e Shkodrës, meqë paske ardhur sot për të premtuar “do të”, ke në krah një nga simbolet e PPP-ve. Shembulli më i qartë u pa me PPP-të në shëndetësi, ku qytetarët vijojnë paguajnë nga xhepi koston e rëndë të trajtimit të Covid-19 në shtëpi, për të mos folur për ata që kanë në kurriz edhe pagesat në spitalet e Turqisë! Ky është një realitet, që nuk mbulohet dot me spektakël vaksinash Edi Rama!
Është mjerane përpjekja për të mashtruar kur nuk ke punë të kryera për të paraqitur pas 8 vitesh pushtet! Nuk i mashtron dot më shqiptarët me fasadë e batuta banale, të denja për mejhanet e kohës tënde, të diktaturës. #Ndryshimi po vjen!
Me #25 Prill shqiptarët do të çlirohen nga Edi Rama dhe shpura e tij.