
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të Bardhyl Lohjës, një figurë e respektuar e jetës publike në Shkodër dhe ish-kryetar i Këshillit të Bashkisë në vitet 2007–2015.
Postimi i kandidatit Spahia:
Me keqardhje mësova ndarjen nga jeta të z.Bardhyl Lohja, një qytetari model, intelektual i Shkodrës, kontributor në jetën publike, ish kryetar I Këshillit të Bashkisë Shkodër në vitet 2007-2015. I shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes Lohja dhe të gjithë miqve e bashkëpunëtorëve të tij. Qoftë i parajsës!
