Bardh Spahia në Trush: Zëri i banorëve kërkon ndryshim dhe dinjitet…

Shpërndaje

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, vijon takimet në terren, këtë herë në Trush, ku u ul për një kafe me banorët e zonës për të dëgjuar shqetësimet e tyre. Me një qasje të drejtpërdrejtë dhe njerëzore, ai theksoi se zgjidhja për varfërinë dhe braktisjen që ka prekur fshatrat vjen vetëm përmes një qeverisjeje të ndershme dhe një programi konkret për bujqësinë dhe fermerin – pikërisht ajo që ofron Partia Demokratike.

Postimi i kandidatit Spahia:

Sot në një kafe me një grup miqsh banorë të Trushit. Biseduam për shqetësimet e tyre dhe varfërimin që në 12 vite i ka bërë kjo qeveri fshatrave e qyteteve tona. Këtu ndihet më shumë kjo plagë që shërimin e ka tek një qeverisje e përgjegjshme dhe një program i mirëfilltë për bujqësinë, fermerin e qytetarin, që PD ka ndërtuar me përgjegjësi e profesionalizëm. Në 11 Maj qytetarët do ta bëjnë zgjedhjen e tyre duke votuar nr.1, për Shkodrën dhe Shqipërinë Madhështore✌️

Shpërndaje