Sot ka qenë një ditë e mbushur me takime, bashkëbisedime e shumë optimizëm. Fermerët e Anës së Malit, nuk u ndalën as para shiut të rrëmbyeshëm për të folur hapur për problematikat e tyre.Më e rëndësishmja, çështja e përmbytjeve, të cilat krijojnë probleme të vazhdueshme dhe dëme të mëdha në ekonomitë familjare.
Përmbytjet shkaktohen për shkak të keqmenaxhimit të kaskadës së Lumit Drin nga KESH dhe do të bëjmë të gjitha përpjekjet, që kjo koorporatë shtetërore të dëmshpërblejë banorët që përmbyten.
Për Shkodrën, të gjithë bashkë!