
Në vijim të zhvillimeve politike dhe vizitës së fundit të Kryeministrit në Shkodër, kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, ka reaguar me një mesazh të fuqishëm drejtuar grave dhe vajzave të qytetit, duke u bërë thirrje për dinjitet dhe qëndresë ndaj fyerjeve publike dhe gjuhës së papranueshme në adresë të komunitetit shkodran.
Postimi i kandidatit Spahia:
Zonjave të nderuara të Shkodrës,
Ju nëna, motra, gra dhe bija të një qyteti me tradita e dinjitet, kam sot një thirrje nga zemra për secilën prej jush. Ju nuk meritoni një harbut që t’ju drejtohet me një fjalor të turpshëm. Bojkotoni dhe përbuzni një individ që përçmon autizmin apo u bën thirrje fëmijëve të shohin fotot e tij nudo. Shkodra, qyteti ynë djep i kulturës, i dinjitetit dhe i vlerave, nuk meriton të përfaqësohet nga askush që i nëpërkëmb këto parime.
