Bardh Spahia mesazh bashkëqytetarëve pak minuta para heshtjes zgjedhore…

Shpërndaje

Të dashur miq,
Bashkëqytetarë të nderuar,

Vota është pasuria jonë më e madhe. Me të, kemi në dorë të vendosim për vete, familjet e Shkodrën tonë. Kemi në dorën tonë të sotmen, e sidomos të nesërmen e fëmijëve tanë.
Para se të hidhni votën në kuti, ndaloni e mendoni disa sekonda. Mendoni me mendje e me zemër, mendoni për Shkodrën por edhe për Shqipërinë.
Fatin tonë e kemi ne vetë në dorë dhe nisim ta përcaktojmë pikërisht me votën tonë.

Me 6 mars 2022 ju ftoj të votoni! Të votoni për Shkodrën tonë krenare dhe të pamposhtur, pishtar që nuk shuhet asnjëherë!
Faleminderit dhe mirënjohje për mbështetjen tuaj!
Me respekt,
Bardh Spahia

voto2 #BardhSpahia

shtëpiaelirisë

Shpresë #Ndryshim #Fitore

Shpërndaje