Bardh Spahia: Ky është një moment historik për t’i thënë stop të keqes duke qëndruar në këmbë! Ne nuk dorëzohemi! Ne do të fitojmë!…

Shpërndaje

Të dashur demokratë dhe demokrate

Fort të dashur shkodranët e mi!

Të nderuar qytetarë shqiptarë që na jeni bashkuar në këtë vërshim madhështor në rrugën tonë drejt fitores!

Kam nderin e jashtëzakonshëm t’ju sjell nga Shkodra atë që na duhet më shumë se kurrë në këto 30 ditë fushatë: mesazhin e qëndresës! Mos të përkulemi, por të qëndrojmë! Mos të ikim, por të qëndrojmë! Asnjë hap pas, por të qëndrojmë! Ta refuzojmë joshjen dhe shantazhin! Vetëm duke qëndruar të fortë, me kokën lart ne do t’ia dalim të fitojmë në 14 maj.

Shikoni Shkodrën! Ne mundëm që me nder dhe dinjitet të jashtëzakonshëm të fitojmë mbi të keqen që sundon vendin prej një dekade. Ne nuk e humbëm besimin dhe fituam! Shkodra zgjodhi bashkimin, mbi përçarjen! Shkodra zgjodhi të vërtetën mbi manipulimet, mbi gënjeshtrat, mbi mashtrimin! Dhe ne fituam!
Janë vetëm 30 ditë! Prandaj, nga sot puna jonë është vetëm me njerëzit dhe për njerëzit. Le te shkojmë në çdo derë shqiptari! Të trokasim pa u lodhur dhe me besimin se ne jemi më të mirët!

Ne jemi alternativa më e mirë për Shqipërinë, sepse ne punojmë me dashurinë për familjen dhe dashurinë për vendin! Ne nuk i ndajmë njerëzit në ngjyra partiake, disa blu, disa të kuq e disa mavi. Për ne të gjithë janë shqiptarë që meritojnë të jetojnë në mirëqenie dhe me dinjitet!
Nuk ka rast më të mirë se ky që të ftoj socialistët të bashkohen me ne në 14 maj! E di që ka shumë zhgënjim mes tyre! E di që janë braktisur nga qeveria e tyre. E di se është e vështirë ta pranojnë publikisht, por në 14 Maj, socialistë të zhgënjyer, qytetarë pa parti,
Bashkë ne do të fitojmë!
Bashkë ne do të ndryshojmë për mirë jetën tonë!
Bashkë, ne do t’i hapim rrugë në 14 maj fitores së madhe të çlirimit të Shqipërisë nga qeveria më e korruptuar, më antikombëtare që ka patur Shqipëria në 3 dekada!
14 Maji është misioni më i vështirë, por është misioni ynë dhe ne do ta kthejmë në fitoren tonë!
Përballë kemi qeverinë që po hedh dhjetëra miliona euro në fushatë për të ndryshuar vullnetin e shqiptarëve!

Të dashur demokratë!
Të dashur qytetarë!

Mos e lejoni këtë radhë! Ne e dimë se sa herë Edi Rama ka blerë zgjedhjet, Shqipëria është bërë më keq! Sa herë Edi Rama ka blerë zgjedhjet, me mijëra të rinj janë larguar nga atdheu. Ky është një moment historik për t’i thënë stop të keqes duke qëndruar në këmbë! Ne nuk dorëzohemi! Ne do të luftojmë! Ne do të përballemi! Ne do të fitojmë!

Ne do të punojmë bashkë me ju, me gjithë zemër, me besimin më të madh se shqiptarët nuk do ta humbasin rrugën! Ju jap fjalën se kësaj qëndrese do t’i prijë Shkodra! Në Shkodër ne do të fitojmë! Por duhet dhe do të fitojmë në të gjithë Shqipërinë!

Prandaj me 14 Maj, ju bëj thirrje të gjithë shkodranëve që të votojnë nr. 1 koalicionin “Bashkë Fitojmë” për listën e këshillit bashkiak

Si dhe nr.2 Bardh Spahia për kryetar të bashkisë Shkodër.

Fitore! Fitore! Fitore!

Shpërndaje