Bardh Spahia: Je ti ai që do pushimesh nga puna me 25 prill Edi Rama!

Shpërndaje

JE TI AI QË DO PUSHOHESH NGA PUNA ME 25 PRILL EDI RAMA!

Më #25Prill shqiptarët do të të zëvendësojnë ty, Edi Rama!
Po si nuk të vjen turp, që teksa u lyp votën shqiptarëve, deklaron se u dashkan zëvendësuar me bangladeshas? Ky është zhvillimi që do sjellësh për ta? Zëvendësimi me punëtorë të huaj????

Në fakt shqiptarët do të të largojnë ty Edi Rama, kryeministrin që u nxjerr gishtin në publik, pasi për 8 vjet ua ka bërë taksat PPP e fasada për propagandë e mashtrime, e për më tepër, i fyen kaq paturpësisht!

Shqiptarët do zgjedhin një kryeministër që punon për ta; që ka një program të qartë e të zbatueshëm për ekonominë; që të rinjtë e intelektualët të mos ikin nga vendi; që të zhbllokohet integrimi që ka mbetur në vend për shkakun tënd; që të normalizohen marrëdhëniet me Kosovën, fqinjët e të tjerët, që të kanë izoluar, e nuk të ftojnë më për vizita shtetërore.

Shqiptarët janë punëdhënësi yt Edi Rama dhe me #25 Prill do të të pushojnë nga puna!

Shpërndaje