Faleminderit nga zemra SHK💙DËR
Mirënjohës për mbështetjen masive që na keni dëshmuar në gjithë këto javë të rrugëtimit në fushatë. Fitorja e 14 Majit do të jetë më e thellë, më e bukur dhe më shpresdhënëse për Shkodrën tonë.
Na ndajnë vetëm 2 ditë nga e diela e 14 Majit, që do të jetë dita më e rëndësishme për Shkodrën dhe Shqipërinë. Të vlerësojmë këtë moment dhe t’i japim rëndësinë që ka, shenjtërinë që duhet të ketë vota jonë, sepse përmes saj vendosim për të ardhmen. Ju ftoj me zemër të dilni masivisht në votime, ta thoni përmes fuqisë që ka vota fjalën tuaj dhe ta kurorëzojmë fitoren tonë ashtu sic i ka hije Shkodrës. Ashtu sic kemi ditur ta bëjmë gjithmonë, me qytetarinë dhe zgjuarsinë që na karakterizon.
Të jeni të bindur se kjo fitore do të jehojë fort, do ta bëjë edhe më të fortë Shkodrën, ekonomikisht dhe administrativisht, ashtu sic ka qënë përherë ndër rrjedhat e shekujve. 14 Maji do të jetë dita në të cilën nis rrugëtimi i ri për Shkodrën, i mbushur plot shpresë dhe një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë, për familjet tona.
Të gjithë bashkë drejt kutive të votimit për t’i dhënë Shkodrës shkëlqimin që meriton. Fitore✌