EDI RAMA KËRKON LAVDE EDHE PSE NUK KA ASNJË BILANC NË KËTO 8 VITE!
Edi Rama është i vetmi kryeministër që i thur lavde vetes dhe kërkon lavde me një gjuhë banale, siç është botëkuptimi i tij dhe ajo ç’ka përfaqëson.
Vaksinimin e ka kthyer në spektakël, si me çdo veprim të tij në gati 8 vite në pushtet. Nuk ka një bilanc, dëgjojeni se si thotë veç banalitete!
Eshtë detyrim i çdo qeverie që të kujdeset për qytetarët e vet. E bën çdo kryeministër në botë, sepse ka përgjegjësi ndaj qytetarëve që i kanë dhënë pushtetin. Të gjithë po e shohim menaxhimin e pandemisë! E provon në kurriz kush infektohet dhe zgjedh të trajtohet në shtëpi se sa i shkon fatura! Deri në 3 mijë euro, por për këtë Edi Rama nuk flet e as vepron edhe pse e ka detyrë që të kompensojë atë faturë në kohë pandemie.
Taksat e shqiptarëve shkojnë për PPP-të korruptive edhe në shëndetësi, ndërsa qytetarët që infektohen kanë hyrë në borxhe. Ky është fakt nga veriu në jug dhe prandaj është e neveritshme kërkesa e Edi Ramës për lavde, apo shfaqja e vetvetes si shpëtimtar. Kjo dëshmon se ky individ nuk ka asnjë koncept shtetari e madje është rrezik për qytetarët.
Sot kemi një urgjencë dhe ajo është menaxhimi i pandemisë.
Edi Rama nuk ka një plan, nuk ka një bilanc, por vetëm sharje banale ndaj kundërshtarëve të tij.
Pas 25 Prillit, urgjentisht do të merret në dorë situata nga Partia Demokratike dhe aleatët e saj. Së pari, me testim-gjurmim-izolim ; me trajnim e mbrojtje të personelit shëndetësor e atij mbështetes e njëkohëshisht edhe me një plan të veçantë për rimbursimin e vërtetë të qytetarëve që janë zhytur ekonomikisht, sepse janë mijëra familje, që janë në faliment ekonomik.
Ky do jetë ndryshim i madh me #25 prill me Lulzim Bashën : lekët e shqiptarëve do të shkojnë te shqiptarët.