Barazimi ndaj Dinamos, Brdaric: Në ndeshje si kjo na duhej balancë dhe mbrojtje e mirë, besoj te kualifikimi…

Shpërndaje

Trajneri i Vllaznisë, Tomas Brdariç analizoi barazimin ndaj Dinamos në Kupë.

“Është shumë e thjesht të shpjegosh pa numër 9. Mund të bënim pak më mirë. Provuam të shënonim, por nëse vazhdojmë me këtë energji si në pjesën e dytë, do të arrijmë të shënojmë që në ndeshjen e radhës.

Është një ndeshje shumë e fortë, me dy ekipe të mira në Shqipëri. Për mendimin tim kishim formacionin e duhur. E dinim që momentet janë decisive. Nëse shoh, në pjesën e parë kishim fat që nuk pësuam një gol, në të dytën kishin ato dy herë që nuk pësuan. Ishte ndeshje e fortë dhe e mirë. Në mënyrën taktike e dimë që kemi dy ndeshje, nuk donim të merrnim risk të madh dhe do provojmë gjithçka në ndeshjen e dytë.

Jam i lumtur që kemi dy lojtarë si Balaj dhe Mensah po nuk i kishim sot. Bekimi ka vuajtur edhe ka pasur dëmtim nga fusha në Rrogozhinë. Mensah u dëmtua në ndeshjen e fundit. Sot provuam të rregullojmë diçka, por pa dy numra 9 është normal. Duhet të vazhdojmë kështu, të jemi pozitiv dhe të mundohemi të rregullojmë disa gjëra për ndeshjen e radhës.

Në ndeshje të forta si kjo duhet balancë dhe mbrojtje e mirë, që kundërshtari të mos ketë mundësi të mira shënimi. Në pjesën e parë lejuam Dinamon, por implementuam mirë ndeshjen. Bëmë disa gabime, por shkuam në zonë dhe ishim të rrezikshëm. Këtë doja të shikoja, sidomos në pjesën e dytë.

Kishim mundësi në të kaluarën të fitonim me Dinamon, i humbëm me gabimet tona. E dini që nëse ekipi është i plotë, mund të fitojmë kundër tyre. Kemi ekip të fortë, të shohim në të ardhmen.

Duhet të vazhdojmë me rritjen, të shënojmë, të mbajmë portën e paprekur. Në javët e fundit çdo ndeshje e hapur, çdo ekip do pikë, duam të jemi sa më të freskët. E dimë që kemi mundësi të shënojmë, duhet të jemi sa më të zgjuar në ndeshje speciale si kjo.

Deri tani luftojmë për të dyja kompeticionet. Kemi mundësi për të dy titujt, jemi aty. Kemi mundësi të marrim më tepër pikë në vijim. Jemi aty dhe do presim ndeshjen e dytë në Elbasan. E rëndësishme të kemi të gjithë ekipin e gatshëm. I duam të dy titujt”, u shpreh Brdariç

Shpërndaje