Barazimi me krutanët, Brdariç: Fusha nuk ishte në gjendjen e duhur, duhet të nxjerrim mësime pas kësaj ndeshje…

Shpërndaje

Tomas Brdariç ka folur pas barazimit me Kastriotin, që në Shkodër as nuk e kanë çuar në mendje dhe në “Gol pas goli” në “Supersport”, trajneri i Vllaznisë nuk e fsheh zhgënjimin. “Kjo është e njëjta Vllazni, nuk jemi një ekip i klasit të madh europian; por duhet të punojmë dhe mundohemi të përfitojmë nga situata javë pas jave, nuk është e thënë që duhet të fitojmë gjithmonë. Sot ka qenë një ditë shumë e vështirë dhe u desh të luhej me këtë terren, koho e shi, patëm rast për të shënuar por ishte e pamundur të realizonim, ishte ndeshje shume e vështirë”.

“Ka qenë një ndeshje e vështirë, ne luajtëm më shumë, e patëm shanse më shumë, mbajtëm topin më shuëm e gjithsesi kemi avantazh ndaj të tjerëve”.

“Duhet të luajë ndryshe, më mirë, pa gabimet e sotme, edhe gjykimi kishte problemet e veta, por kjo ishet ndeshja e ndaj mbetëm në këtë rezultat”.

“Ishte problemi i shiut që nuk u mblodhëm në fund të ndeshjes për ritualin”.

“Kemi pasur mundësinë të fitonim, por nuk dua të komentoj për futbollistët që nuk ishin në fushë sot”.

“Ne duhet të jemi me këmbë në tokë, nga ndeshja e sotme duhet të mësojmë shumë dhe ta kemi parasysh për ndeshjet e tjera”, – tha Brdariç pas ndeshjes me krutanët.

Shpërndaje