Barazi gjinore edhe në futboll. Ja rregulli i ri nga FSHF…

Shpërndaje

Tashmë është zyrtare! Çdo skuadër e Superligës shqiptare duhet të ketë të paktën një ekip futbolli femrash, duke nisur nga sezoni 2021-2022. Komiteti Ekzekutiv i FSHF miratoi kështu strategjinë e zhvillimit të futbollit të femrave, e cila bazohet edhe në kërkesat e UEFA-s. Por jo vetëm kaq!

Gjithashtu,klubet e Superligës duhet të fokusohen në formimin e skuadrave të U-13 dhe U-15 në mënyrë që të krijohet një bazë sa më e gjerë për të ardhmen e futbollit të femrave. Pjesa kryesore e buxhetit do të mbulohet nga klubet, me futbollistet që do të kenë një pagesë jo më të vogël se 30 mijë Lekë të reja.

Kusht që pritet të ndikojë pozitivisht në jetën e të rinjve shqiptarë, por një tjetër pengesë për klubet e Superligës. Aktualisht, klubet e Vllaznisë dhe Teutës, që janë momentalisht në Superiore kanë një skuadër femrash, ndërkohë që të tjerat duhet ta formojnë para sezonit 2021-2022. Masivizimi i numrit të futbollisteve femra do t’i shërbente shumë dhe rritjes së cilësisë në kombëtare që tashmë mund të hedhw sytë nga produkti vendas.

Shpërndaje