Banorët e Rinasit në protestë paqësore kundër kalimit me një sens, I çojnë dhe FNSH ti shpërndajnë…

Banorët e Rinasit protestuan paraditen e sotme kundër bllokimit të rrugës së Rinasit dhe kalimit me një sens.

Ata protestojnë në rrugën e vjetër të Rinasit, te kryqëzimi që shkon në Tapizë dhe varrezat e fshatit.

Ndonëse protesta ishte paqësore dhe nuk u shënua asnjë incident vetëm disa minuta shtyrje atyre i çuan Forcat e FNSH-së me skafandra dhe kokore. 

Banorëtthonë se bllokimi i rrugës i dëmton si banorë dhe biznese duke u penguar aksesin në varreza por dhe  për të dërguar fëmijët në shkollë etj.

Një minutë e më parë të hapin rrugën. Nuk mund të durojmë më. Ose të mos çojmë kalamajtë në shkollë. Keq na vjen ne nuk duam konflikt por jemi të detyruar.  Merrni masa një orë e më parë. Duam të hapet rruga sa më parë” thotë një banor.

Rama të japë urdhër të heqë tabelat me një kalim” thonë ata.

Ndërkohë ka pasur dhe shtyrje nga policia e cila është përpjekur të mos lejonte bllokimin e rrugës.

Të gjitha makinat që vijnë nga Rinasi janë bllokuar.

Në një moment Forcave Shqiponja dhe policisë i janë bashkuar dhe forcat e FNSH-së. 

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se nga 1 Maji, lëvizja drejt Aeroportit të Rinasit do të realizohet me një sens lëvizje me drejtimin nga aksi Qafë Kashari-Rrethrrotullimi i “Nënë Terezës”-Ahmetaq.

Banorët pasi shprehën kundërshtitë dhe ankesat e tyre u larguan duke njoftuar se do të kthehen sërish nesër. Protesta zgjati për më pak se një orë.