Disa banorë të Postribës kanë ngritur sërish problematikën e ujit të pijshëm që vjen i ndotur në cezmat e tyre nga një gurore që vepron sipas tyre në kundërshtim me ligjin në atë zonë.Banorët thonë se përvec ujit të ndodur, nga punimet e gurores është dëmtuar lumi i Rresekut, kanalet vaditëse si bimësia në zonë kryesisht ajo medicinale.
Një përfaqësi e banorëve u drejtuan tek njësia administrative për të marrë një përgjigje ndërsa u përplasen me administratorin Vullnet Bushaj i cili iu tha se nuk është kompetencë e tij por e organeve të tjera shtetërore që kanë dhënë lejen për shfrytëzim të gurores.
Banorët thonë se i kanë dërguar shkresa të gjitha institucioneve deri nw SPAK , e megjithatë puna në gurore vazhdon. Nëse gurorja nuk mbyllet ata shprehen se do të përshkallëzojnë protestën.