Banorët e lagjes “Fermentim”, protestë tek Gjykata e Rrethit Shkodër…

Shpërndaje

Banorët e lagjes “Fermentim” të cilët rrezikojnë të mbeten pa shtëpi kanë zhvilluar një portestë para gjykatës së rrethit në Shkodër, pasi janë lajmëruar nga përmbaruesit se të mërkurën, në pesë gusht u duhet të lirojnë banesat e tyre në të cilat ishin vendosur 30 vite më parë me vendim të Këshillit Bashkiak. Sipas tyre, ky veprim është I paligjshëm dhe paralajmërojnë përshkallëzim të protestave.

Ata tregojnë se nuk kanë vend tjetër ku të jetojnë nëse nesër dalin nga banesat.

Aktualisht nuk ka një vendim gjykate që këta banorë të dalin nga banesat e tyre, edhe 2 javë më parë, ata u përballen me përmbaruesit të cilët kishin kërkaur daljen e tyre nga banesat, por në mungesë të një vendimi nga gjykata janë u tërhoqën deri në një vendim të dytë.

Shpërndaje