Banka Botërore: 41.5% e shqiptarëve jetojnë me më pak se 5.5 dollarë në ditë…

Shpërndaje

Rritja ekonomike e Shqipërisë do të jetë e vështirë pas dy goditjeve, të tërmetit të 26 nëntorit dhe pandemisë koronavirus.

Ne qershor Banka Botërore parashikoi një tkurrje të ekonomisë shqiptare me 5 për qind, por tashmë ekspertët pas rishikimit të të dhënave arrijnë në konkluzionin se rënia do të shkojë në 8.4 për qind deri në fund të vitit 2020

Sipas këtij progresioni 41.5 për qind e shqiptarëve do të jetojnë me më pak se 5.5 dollarë në ditë në krahasim me 36.5 për qind që ishin një vit më parë.

Në fakt në vitin 2019 përqindja e popullsisë që jetonte nën nivelin e varfërisë ra me 1.1 për qind

Kriza ndihet dhe në rënien e eksporteve me 37 për qind por dhe me importet me 19 për qind.

Për Shqipërinë raporti vlerëson se rimëkëmbja do të jetë e ngadaltë me 5 për qind në vitin 2021 dhe më pas me një rritje më të ulët.

Më herët edhe Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim në një raport vlerësonte se ekonomia shqiptare do të tkurret me 9 për qind.

Por edhe të dhënat e instat tregojnë thuajse të njëjtën situatë

Shpërndaje