Ballkan Liga/ Vllaznia paraqitje pozitive ndaj Pejës

Shpërndaje

Vllaznia në basketboll për meshkuj nuk arriti që të merrte fitoren e dytë në Ballkan Ligë. Kuqeblutë e koshit u mposhtën 87 – 91 ndaj Pejës. Në fakt duhet theksuar që ka qenë një lojë e mirë e shkodranëve përballë një prej skuadrave më të mira të Kosovës, me lojtarë mjaft cilësorë, ku vlen të përmendet edhe lojtari më i mirë Dardan Berisha.

Por, pavarësisht kësaj Vllaznia hyri në parketin e lojës si e barabartë me kundërshtarin dhe madje në disa momente dominoi ndaj tij duke kaluar edhe në avantazh, por në fund triumfuan pejanët. Gjithsesi, loja e mirë e skuadrës së Vujacic tregoi se Vllaznia mund të zhvilloi një sezon mjaft të mirë në gjysmën e dytë të kampionatit, aty ku është edhe synimi kryesor.

Shpërndaje