Balla takim me Policinë Shkodër: Vijon me rezultate të dukshme goditja e kultivimit të kanabisit “Alpe të Pastra”…

Shpërndaje

Balla në fjalën e tij theksoi se në këtë qark vijon me rezultate të dukshme goditja e fenomenit të kultivimit të lëndëve narkotike “Alpe të Pastra”.

“Falenderoj të gjitha njësitë tona policore të përfshira në operacionin mbarëkombëtar të mbarëvajtjes së sezonit turistik. Në Velipojë falenderoj edhe njësinë Policore Alpine e cila ka bërë dhe bën një punë për t’u lavdëruar në garantimin e sigurisë, në gjetjen dhe sigurimin që çdo turist i cili viziton bukuritë natyrore malore të të gjithë zonës së Shkodrës dhe jo vetëm, të kemi mundësi që ne t’u gjendemi pranë, qoftë t’u japim ndihmën e parë apo t’i kthejmë ato në vendqëndrimet e tyre. Njësia Policore Detare, ka bërë një punë të mirë, gjithashtu edhe Shqiponjat, Policia Kufitare, Policia e Rendit, Policia Rrugore, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë”, tha ai.

https://youtu.be/jFl7BuWDCtk

Balla ka theksuar edhe njëherë se koha kur Policia e Shtetit fyhej apo kanosej ka marrë fund njëherë e përgjithmonë, pasi kush guxon të mos i bindet uniformave blu dënohet deri në pesë vite burg.

Balla edhe njëherë ka vënë në vëmendje se dinjiteti dhe trajtimi financiar i çdo punonjësi policie është prioritet, pasi Policia e Shtetit është fytyra e shtetit.

“Gjëja e parë për mua e rëndësishme lidhet me mbrojtjen e çdo punonjësi policie dhe trajtimin finaciar siç duhet, dhe e përsëris siç kam bërë me të gjithë kolegët tuaj që unë do të bëj gjithçka që policia e shtetit të trajtohet dhe të respektohet me dinjitet sepse Policia e Shtetit është fytyra e shtetit. Një shtet që nuk respekton policinë e vet nuk e bën dot detyrën si duhet. Me ketë bindje kam shumë besim që edhe me mbështetjen e Kryeministrit Rama ne do te kemi mundësi që ta kalojmë Policinë e Shtetit në një tjetër nivel.

Koha kur fyhej Policia e Shtetit, kur agresohet punonjësi i policisë, koha kur punonjësi i policisë së shtetit kanosej apo larg qoftë i rrezikohet jeta ka mbaruar në kuptimin e qasjes së shtetit ndaj kësaj vepre penale. Nëse nuk i bindesh një urdhëri të Policisë së Shtetit dënohesh deri në tre muaj burg, nëse e prek me dorë punonjësin e Policisë së Shtetit mund të dënohesh deri në pesë vite burg. Të gjitha këto janë të shkruara në Kodin Penal. Qe ne të kemi sukses dhe që të rikthejmë besimin tek Policia e Shtetit ne këtij aspekti duhet t’i shkojmë deri në fund.

Unë do të bëj gjithçka që Policia e Shtetit të trajtohet me dinjitet dhe dinjiteti fillon tek respekti ndaj uniformes së punonjësit të policisë”, ka theksuar Balla.

Shpërndaje