Dhunimi i selisë së degës së PS-së në protestën e sotme për Klodian Rashën çoi në Shkodër Taulant Ballën.
Kryetari i Grupit Parlamentar socialist, Taulant Balla, në komunikimin me mediat atje tha se opozita po shfrytëzon një ngjarje të rëndë, një krim të një polici i cili për këtë krim është në proces.
Sipas tij sulmi i PS në Shkodër është porositur nga Tirana dhe këtu ai listoi edhe emrat.
Balla: Jam shumë i bindur që gjithçka ndodhi sot nuk është vepër e shkodranëve. Shkodranët jnë model i demokracisë në Shqipëri, i respektimit të vlerave dhe bindjeve politike të gjithësecilit. Por ka një parti që prej 30 vitesh është munduar ta përmendë Shkodrën për keq dhe jo për mirë, kjo është Partia Demokratike.
Dhe tani është bashkuar dhe Ilir Meta për të përdorur Shkodrën për qëllime të ndyra politike. Sulmi ndaj selisë së PS në Shkodër apo dhe në Tiranë është një sulm i porositur nga Tirana, nuk është ideuar këtu në Shkodër dhe ka për autorë Sali Berishën, Ilir Metën, Monika Kryemadhin dhe për fat të keq edhe Lulzim Bashën i cili është i pamundur të ndërhyjë për mosrespektimin e këtij urdhri të turpshëm sepse prej 30 vitesh nuk janë sulmuar kurrë selitë e partive politike.
Nuk jemi sot në Shkodër për të parë selinë e dëmtuar të PS sepse prej nesër do të jetë gati përsëri për të kryer rolin e vet, PS nuk është një seli as në Tiranë dhe as në Shkodër, PS është forca më e madhe politike në mbarë shqiptarinë dhe nuk ka asnjë dyshim që PS do të fitojë edhe në 25 prill shumicën për të qeverisur këtë vend. Këtu jemi për të denoncuar këtë skenar dhune e cila nisi duke vjedhur një protestë paqësore për një humbje jete.
Ne socialistët shqiptarë i kemi shprehur dhe do të vazhdojmë ti shprehim ngushëllimet tona familjes sepse besojmë që nuk mund të përfaqësojnë policinë e shtetit një punonjës policie i vetëm i cili ka bërë një krim dhe për krimin është në proces ndëshkimi nga drejtësia.
Ky është edhe standardi dhe krahasimi ynë me ata. E mbani mend në vitin 2011 që nuk zbatohet urdhri i prokurorisë për të arrestuar personat që kishin kryer vrasjen.