Përveçse nisën vitin mbarë dhe fituan një ndeshje të rëndësishme, madje një klasike, kuqeblutë fituan edhe “Golin më të bukur të javës”.
Balaj ishte “heroi” i sfidës vitrinë të futbollit shqiptar. Sulmuesi shënoi 2 gola ndaj bardhebluve dhe i dyti u shpall si më i miri i javës.
Realizimi i dytë i dopietës ishte një kthesë mjaft e bukur dhe një goditje e fortë që nuk i la asnjë shans portierit.
Ndërkohë, shtatlarti ishte gjithashtu pjesë e formacionit të javës.
Balaj ka si objektiv kryesor fitimin e titullit kampion, titull që mungon në Shkodër prej shumë vitesh.
Vllaznia mban vendin e tretë në renditje me 34 pikë, po aq sa edhe dy skuadrat e tjera kryesuese, Partizani dhe Dinamo.
Shkodranët do të luajnë në fundjavë për javën e 21-të të Abissnet Superiores me Skënderbeun.
Ky takim do të zhvillohet ditën e shtunë në orën 16:30 në Korçë.