“Baba të ka shpirt, dorëzohu një orë e më parë”, djali në kërkim për atentatin ndaj shefit të Malësisë së Madhe, ish-polici lëshon thirrjen e fortë

Shpërndaje

Teksa i biri i tij është në kërkim për atentatin ndaj shefit të Malësisë së Madhe Mentor Hasanaj dhe babait të tij, ngjarje kjo e ndodhur mesditën e së dielës, ish-punonjësi i Policisë Arben Hasanaj, i bën thirrje djalit të tij 19-vjeçar që të dorëzohet.

Edhe pse kanë të njëjtin mbiemër, kujtojmë se dy familjet Hasanaj nuk kanë lidhje mes tyre, dhe arsyeja që shtyu të riun drejt atentatit ndaj shefit të Policisë Bashkiake mbetet ende mister.

I ati i tij, Arben Hasanaj, që ka shërbyer dhe vetë si efektiv në Policinë e shtetit, i bën thirrje të riut që të dorëzohet, dhe kujtdo që ka dijeni për vendndodhjen e tij, ta raportojë atë pranë familjes.

“Thirrje publike! Drejtuar djalit tem, Ilirianit te  dorezohesh nje ore e me pare ne Drejtorin, komisariatin, apo piken me te afert te policise se shtetit. I lutem  çdo njeriu qe din apo ka dieni  te me njoftoje. Baba i jot te pret nje ore e me pare  kam ardh jam ne shqiperi. Baba te ka shpirt”, shkruan i ati i Ilirianit.

Reagimi i Hasanajt është përshëndetur nga të gjithë ndjekësit e tij, por derimë tani nuk ka informacione për vendodhjen e të riut, që ditën e ngjarjes nuk ka vepruar i vetëm. Sipas Policisë, ai ka qenë me një tjetër person në ditën kur ka kryer atentatin me motor, dhe personi tjetër është duke u identifikuar.

Shpërndaje