Azili i Pleqve në Shkodër në izolim të plotë, të moshuar dhe kujdestarë…

Shpërndaje

Shtëpia e të moshuarve në Shkodër ashtu si të gjitha institucionet e tjera të ngjashmë ndodhet e izoluar totalisht si masë parandaluese për përhapjen e koronavirusit. Aty nuk lejohet asnjë lëvizje dhe personeli ndodhen të ngujuar brenda institucionit prej ditësh duke shërbyer për të moshuarit që janë aty.

Drejtori i shtëpisë së të moshuarve në Shkodër Fatjon Hoxha shprehet se asnjë prej rezidentëve nuk ka ndonjë problem dhe situata në këtë institucion është e qetë

Drejtori i shtëpisë së të moshuarve në Shkodër thotë se nuk lejohen as vizitat e familjarëve apo të afërmve për asnjë lloj arsyeje.

As vetë drejtori por as pjesa tjetër e institucionit që nuk ndodhen brenda nuk lejohen që të futen në shtëpinë e të moshuarve në Shkodër deri në një vendim të dytë

Stafi që po shërben për të moshuarit ndër të tjera ka raportuar se një pjesë e rëndësishme gjatë ditës i kushtohet argëtimit të personave rezident në mënyrë që ta kalojnë sa më mirë këtë periudhë të izolimit.starplus

Shpërndaje