Rezerva energjjetike e kaskadës së Drinit ka rënë më shpejtësi në rreth 100 MWh në vetëm në një javë.
Korporata Elektroenergjitike Shqiptare publikoi sot (29 gusht) të dhënat e hidrocentraleve, ku vihet re një ulje e ndjeshme e Fierzës në raport me një javë më parë.
Aktualisht KESH është duke prodhurar pjesën më të madhe të energjisë nga Kaskada e Drinit, ku llogaritet që ky prodhim të jetë rreth 75% e energjisë që konsumohet në vend.
KESH ka anuluar dy procedurat e mëparshme për të mbuluar periudhën e gushtit për shkak të çmimeve të larta në bursë, të cilat për datën 30 gusht arritën në 1047 euro për MWh.
𝐒𝐢𝐭𝐮𝐚𝐭𝐚 𝐚𝐤𝐭𝐮𝐚𝐥𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐤𝐚𝐬𝐤𝐚𝐝𝐞̈𝐧 𝐞 𝐥𝐮𝐦𝐢𝐭 𝐃𝐫𝐢𝐧 𝐩𝐚𝐫𝐚𝐪𝐢𝐭𝐞𝐭:
Prurjet natyrore në kaskadë janë:
- HEC Fierzë 60 m3/s
- HEC Koman 20 m3/s
- HEC Vau i Dejës 10 m3/s
Nivelet në liqenet e Kaskadës së Drinit janë:
- Hec Fierzë 271.94mmnd,
- Hec Koman 173.64mmnd,
- Hec Vau Dejës 73.75mmnd
Rezerva Energjetike është: 541.6 GWh
Prodhimi ditor: 17, 424MWh./Monitor/