Pas dy orësh mbledhjeje me tone të larta, Këshilli i Përgjithshëm i Dhomës së avokatisë vendosi të bojkotojë seancat gjyqësore pa afat, në të gjithë vendin.
Përsa i përket masave të sigurisë personale, ato do të bojkotohen për një periudhë dhjetë ditore, duke filluar nga e premtja.
MAKSIM HAXHIA
KREU I DHOMËS KOMBËTARE TË AVOKATISË
Të vazhdojë bojkotin e seancave gjyqësorë, administrative, penale dhe civile, pa afat, afat të cilin do ua themi, sesi mund të eci. A do vijojë gjithmonë, apo do jetë i shkurtuar, mbetet për tu parë. Gjithashtu vendosi të bojkotojë të gjitha masat e sigurimit për një afat 10 ditor që fillon nga nesër, me përjashtim të masave të sigurimit që kanë lidhje me të miturit dhe procesit penal, për të miturit.
Nga ana tjetër, u paralajmëruan edhe masa disiplinore për të gjithë ata avokatë që kanë thyer grevën, duke marre pjesë në seanca gjyqësore.
MAKSIM HAXHIA
KREU I DHOMËS KOMBËTARE TË AVOKATISË
Unë dhashë një urdhër që të gjithë kryetarët e dhomave të paraqesin pranë dhomës së avokatisë të Shqipërisë, konkretisht pranë kryetarit, të prezantonin avokatët me emra konkretë dhe me çështje konkrete, të cilët kanë thyer bojkotin. Kryetari në bazë të ligjit për avokatinë vë në lëvizje komitetin disiplinor, të cilit sot i janë përcjellë të gjitha shkeljet apo thyerjet e bojkotit. Këto ishin 1 në Fier, 4 në Tiranë, 1 në Durrës.
Bojkoti i përsëritur i avokatëve është një masë kundër miratimit të hartës së re gjyqësore.