Avioni me drogë në Vermosh, dalin detajet e ekspertizës: Rezultatet e ADN dhe shenjat e gishtërinjve identifikuan 2 shqiptarë, janë në vëzhgim nga policia

Shpërndaje

Në avionin e rrëzuar tre javë më parë në zonën e Vermoshit udhëtonin dy shqiptarë, zbulojnë autoritetet pasi kanë bërë ADN në gjurmët e gishtërinjve të lëna në avionin sportiv. Hetuesit vijojnë të dyshojnë se përmes avionit po transportohej sasi e madhe droge, që solli dhe rënien e tij.

Autoritetet kanë arritur të zbulojnë se kush ndodhej në avionin sportiv që u rrëzua tre javë më parë në zonën e Kelmendit të Malësisë së Madhe. Identiteti i tyre nuk bëhet i ditur për shkak të sekretit hetimor, por nga ekspertiza dhe përgjigjja e ADN-së nga shenjat e gishtërinjve në avion, Report Tv mëson se bëhet fjalë për 2 shqiptarë. 

Hetuesit po punojnë edhe për identifikimin e personave që i ndihmuan të largohen pas rrëzimit të avionit në Vermosh me një makinë fuoristradë të bardhë, siç dëshmuan banorët e zonës.

Dyshohet se avioni përdorej për transport droge dhe rënia ka qenë nga mbipesha. Një tjetër pistë në të cilën po hetohet është edhe ajo e lëndës narkotike që u kap në Mal të Zi pak ditë pas rrëzimit të avionit, por burime nga grupi hetimor thonë se akoma nuk janë gjetur prova të lidhin dy rastet me njëra-tjetrën.

Avioni i dyshimtë, pa asnjë shenjë identifikimi u rrëzua në Vermosh në orët e mëngjesit të 4 tetorit, 200 metra pa kaluar kufirin drejt Malit të Zi. Tentoi të ngrihej sërish pas 30 minutash, por më pas u përplas me një pemë pishe ku dhe pësoi defekte në strukturë./Gazetar: Sokol Dema/

Shpërndaje