Të gjitha autorizimit e marra deri më tani përmes e-maili-it nga policia janë të vlefshme për javën në vijim.
Lajmin e ka bërë të ditur më anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, kryeministri Edi Rama. Kryeministri shton gjithashtu se këto autorizime vlejnë edhe gjatë javës së ardhshme.
Ndërsa, për javët në vijim, Rama shton se duhet të riaplikohet me terezi përmes e-albania.
Postimi i plotë:
SQARIM: TË GJITHA AUTORIZIMET E MARRA DERI TANI PËRMES E-MAILIT NGA POLICIA E SHTETIT JANË TË VLEFSHME PËR JAVËN NË VIJIM DHE GJATË JAVËS SË ARDHSHME, DUHET TË RIAPLIKOHET ME TEREZI PËRMES E-ALBANIA, PËR TË VAZHDUAR NORMALISHT JAVËN E MËPASTAJME