“Atletik Klub Shkodra”, një nga Akademitë e Futbollit më serioze në qytetin e Shkodrës e ka shndërruar në traditë tashmë pjesëmarrjen me disa ekipe të futbollit të moshave në Turneun Ndërkombëtar të Roveretos. Sipas radhës, ky është viti i 12-të që delegacioni sportiv i Atletik Klub Shkodra është pjesë e këtij aktiviteti të rëndësishëm ndërkombëtar.
Në këtë edicion, Atletik Klub Shkodra përfaqësohet me ekipet U-9, U-11, U-13, U-15 si dhe me ekipin e të rriturave të vajzave të futbollit. Pak çaste përpara nisjes së ekipeve të kësaj akademie drejt Italisë, ka qënë kryetrajneri Elis Legata që ka bërë një panoramë të përgjithme për programin e këtij eventi.Ashtu si edhe vitet e mëparshme, kryetrajneri Legata premton edhe për këtë edicion fitimin e trofeve.Krahas konkurimit në kategoritë e ndryshme të futbollit të moshave, pjesëmarrja në këtë turne pritet t’i shërbejë sportistëve të vegjël, por edhe stafit teknik të tyre, për një përvojë më shumë ecurinë e karrieres së tyre sportive.