Atentati në Shkodër, shënjestra është ‘dronist’ i policisë! Gjenden 3 kallashnikovë! Dëshmia: U fshehëm pas makinës! S’kemi hasmëri…

Shpërndaje

 Gjergj Ndërshtiqaj duket se ishte shënjestra e atentatit mbrëmë (12 mars) në Grudë e Re, fshat i Shkodrës, ku ai dhe kunati i tij Gjon Nika u shpëtuan mrekullisht më shumë se 80 plumbave, aktualisht në spital jashtë rrezikut për jetën.  Hetuesët dyshojnë për shkak të profesionit të 30 vjeçarit.

Prej dy vjetësh i riu ishte dronist i policisë së Shkodrës, dhe ka filmuar hapësira të tëra në Malësi, ku janë zbuluar edhe parcela më kanabis. Vitin e fundit, Gjergj Ndërshtiqaj, kaloi specialist në zonën e Shoshit, ku për shkak të profesionit, posedonte informacione në lidhje me fushën e drogës.

Ndërshtiqaj, është dhe vëllai i Marjan Ndershtiqaj drejtor i Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DRSHTRR) në Shkodër. Por policia deri tani nuk ka gjetur element që e lidh atentatin, me zyrtarin e lartë. Megjithatë, kjo është një nga pistat që po hetojnë specialistët e antikrimit, pa përjashtuar, konflikte të tjera, apo aktivitetin e personit e dytë , Gjon Nika. Shënjestrat nuk kanë pranuar të kenë konflikte, apo të ishin në ruajtje nga ndokush me të cilin ndanin probleme.

Shpërndaje