Në Komisionin e Sigurisë, drejtori i Policisë Ilir Proda, ka folur edhe për ngjarjen me katër viktima që tronditi Shkodrën. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit tha se shumë shpejt lidhur me këtë ngjarje do të ketë rezultate konkrete.
“Për ngjarjen e Shkodrës, me garanci shumë të plotë shumë shpejt do kemi rezultate konkrete. Sikur të kisha shkopin magjik se jam qytetar vetë, do e ktheja kohën, por ja që kjo ngjarje na ka ndodhur”, ka thënë ai.
Ngjarja ndodhi disa ditë më parë në Dobraç të Shkodrës, ku në rrugën kryesore që lidh qytetin me Malësinë e Madhe, të paktën një automjet i ka prerë rrugën një “Mercedes”-i duke qëllua me breshëri kallashnikovi mbi të. Viktimat janë Hamza Lici që vdiq në vendin e ngjarjes, Arlind Bushati i cili nërroi jetë në spital, Flutura Basha e cila ishte një kalimtare e rastit në atë rrugë dhe bashkëshorti i saj Bashkim Basha. Në makinën e viktimave shofer ka qenë Hamza Lici dhe pasagjer Arlind Bushati. Lici ka humbur kontrollin e makinës duke marrë para dhe motorin në të cilin ndodhej çifti Basha.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.