Dy ditë pas atentatit me eksploziv në Vlorë ku shënjestër ishte 33-vjeçari Indrit Sadedini policia ka gjetur një makinë të djegur në Darëzezë.
Burime bëjnë me dije se blutë e Fierit dhe Vlorës po punojnë për të mësuar nëse makina ka lidhje me atentatin ndaj 33-vjeçarit. Dyshimet janë se automjeti tip “Mazda” i përket autorit që vendosi tritolin dhe u largua pas shpërthimit të tij.