Atentat në Tepelenë ndaj vëllezërve, një i vrarë dhe një i plagosur

Shpërndaje

Një atentat ka ndodhur pak më parë në Tepelenë ku mësohet se një person ka vdekur dhe një është plagosur.

Dy personat ishin vëllezër.

Tepelenë/Informacion paraprak.

Në dalje të qytetit të Tepelenës, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi A.B., rreth 47 vjeç, si dhe është plagosur në këmbë vëllai i tij, shtetasi A.B., rreth 43 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë është ngritur një grup i posaçëm hetimor  nga DVP Gjirokastër  dhe nën drejtimin e Prokurorisë  po vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen ne autorëve

Në ndihmë të Grupit të posaçëm hetimor janë nisur menjëherë edhe një grup specialistësh të Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit.

Në akset rrugore nacionale  dhe ato rurale që lidhen ne qytetin e Tepelenës Policia ka ngritur menjëherë pika kontrolli

Forca të shumta të Policisë Tepelenë dhe të D.V.P. Gjirokastër po bëjnë krehjen e zonës me qëllim kapjen e autorit/ve.

Shpërndaje