Asnjëri kryebashkiak nuk e mbajti premtimin/ Shkodra pa korsi për biçikleta…

Shpërndaje

Menjëherë sapo hyn në qytetin e Shkodrës, elementi i parë që të bie në sy është përdorimi masiv i biçikletës. Mespërmes trafikut me automjete, në çdo aks, qytetarë të moshave të ndryshme, gra që shpejtojnë për në punë dhe shtetas që kryejnë pazarin nxitojnë në rutinën e përditshme duke pedaluar.

Të tjerë shëtisin me bicikletë në pikat kryesore të qytetit. Që prej vitit 1907 kur konsulli i nderit të Suedisë në Shkodër solli nga jashtë një biçikletë, ky mjet i çuditshëm që prej këtij viti u kthye në simbolin e qytetit dhe në mjetin më të përdorur të cdo stine.

Aq sa duket se ky trend është kthyer në një shprehje lokale “Nuk je shkodran nëse nuk ke një biçikletë në shtëpi”, tregon duke buzëqeshur një pedalues shkodran.

Në disa prej rrugëve ku janë vendosur këto korsi, nga monitorimi rezulton se disa prej tyre bllokohen nga makinat, të cilët e shohin si vend parkimi.

Mungesën e korsive të biçikletave, drejtuesi i organizatës “Eko Mendje”, Mirsad Basha e cilëson si një neglizhencë shumëvjeçare që ka ardhur edhe si pasojë e mos ngritjes së zërit nga vetë qytetarët shkodranë.

Shpërndaje