Asnjë rast me fruth në Shkoder/ Hysaj: 13% e fëmijëve nuk kanë aplikuar vaksinën, nënat t’i vaksinojnë…

Shpërndaje

Në Qarkun e Shkodrës asnjë rast nuk është i konstatuar me fruth e as raste të dyshuara nuk ka momentalisht. Megjithatë shqetësim për specialistët mbetet ulja e vaksinimeve. Pas Covidit, sipas epidemiologes Dhurata Hysaj vërehet një rezistencë e prindërve për të mos i vaksinuar fëmijët. Vaksina e fruthit aplikohet në moshën 1 dhe 5 vjeç. Aktualisht vaksinimi është kryer në masën 87% për dozën e parë dhe mbi 90 % për dozën e dytë.

Apeli i drejtohet nënave si përgjegjëset kryesore të mos vaksinimit të fëmijëve që të mos marrin orientime të gabuara dhe të mos e shtyjnë vaksinën veçanërisht në moshën 1 vjeçare.

Të kontaktuar, Zyra Arsimore në Shkodër bën me dije se shkollat janë të orientuara prej vitesh për të kërkuar certifikatën e vaksinimeve për fëmijët e klasës së parë si dhe pranimet në çerdhe të mos bëhen pa certifikatën e vaksinave.

Shpërndaje