Prej shumë vitesh dhjetëra familje të komunitetit rom jetojnë në hyrje të by-passit në Shkodër, ndërsa kushtet ku ato jetojnë janë shumë të vështira.
Ndërsa mbeturinat e depozituara prej kohësh janë kthyer në shqetësim edhe për qytetarët të cilët zgjedhin të bëjnë shëtitje pranë liqenit të Shkodrës. Problem për këtë komunitet janë kushtet higjenike për shkak të mungesës së kanalizimeve por edhe mungesa e banesave, ato jetojnë prej më shumë se 20 vitesh në disa baraka të ndërtuara vetë.
Në Shkodër mësohet se të deklaruar që jetojnë janë rreth 500 banorё romë, ndërsa shumica e tyre janë të pa regjistruar. Problem për ta vijon të jetë strehimi dhe mungesa e punësimit.