Futbollisti i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe është futbollisti më i shtrenjtë në botë, sipas Observatorit Ndërkombëtar të Futbollit (CIES).
Pandemia e koronavirusit nuk ndikoi në vlerën e lojtarit 21-vjeçari të ekipit kombëtar francez, çmimi aktual i të cilit është 259.2 milion euro, shkruan e përditshmja “AS”.
Mbappe ka qenë shënjestra e Real Madridit dhe Liverpoolit, dhe nëse këto shifra janë të sakta, ai vështirë se do të largohet nga Parisi këtë verë.
Ai është bindshëm në krye të listës, me madje 64.5 milion euro më shumë se sulmuesi i rendit të dytë të Manchester City-t, Raheem Sterling.
Cristiano Ronaldo dhe Neymar u larguan nga renditja në Top-20, me një vlerë tregu përkatësisht 62.8 dhe 87.2 milion euro.
Antoine Griezmann i Barcelonës është i vetmi nga kampionati spanjoll që ndodhet në 10 top-et më të shtrenjta, në vendin e tetë me 136.4 milion euro.
Lionel Messi është në vendin e 22-të me 100 milion euro, dhe Saul Niguez i Atletico është më i shtrenjti i kombëtares spanjolle me 97.7 milion euro, raporton Football Espana.