Arvit Bushati është administratori i ri i ndërmarrjes së ujësjellës – kanalizime Shkoder…

Shpërndaje

Arvit Bushati është administratori i ri i ndërmarrjes së ujësjellës – kanalizime Shkoder. Ai është emeruar në këtë post nga kryebashkiaku Bardh Spahia i cili më herët liroi nga detyra e administratorit Mark Mollën.

Bushati do të jetë në këtë detyrë me mandat 3 vjeçar ndërkohë që vendimi u mor pasi gjykata rrëzoi emërimin që ishte bërë nga ish kryetarja e bashkisë pak ditë përpara se të dorëzonte detyrën, që i zgjati mandatin Mollës edhe me 4 vite.

Tashmë zyrtarisht UKSH do të drejtohet prej të martes nga Bushati i cili vjen në këtë detyrë pasi ka qënë më herët drejtues i forumit rinor të PD, si dhe ka mbajtur funksione të ndryshme në pushtetin vendor.

Shpërndaje