Artan Hoxha tregon pse grupet kriminale zgjedhin të “lajnë hesapet” në Shqipëri

Shpërndaje

I ftuar në Byro Politike, mbrëmjen e kësaj të mërkure, përballë gazetares Juli Xhokaxhi, ishte gazetari investigativ Artan Hoxha.

Nisur nga situata e krimit pas pandemisë në vend, Hoxha tha se izolimi i diktuar nga epidemia i grupeve kriminale ka çuar në acarimin e tyre dhe në agravimin e vështirësive që ata kanë patur për shkak të mbylljes.

Sipas gazetarit hoxha, grupet kriminale zgjedhin që të lajnë hesapet e tyre brenda territorit shqiptar sepse evitojnë problemet që mund të kenë në vendin ku është krijuar konflikti.

Hoxha ndër të tjera tha se muajve dhjetor e gusht ky ishin muajt ku ngjarjet kriminale rriteshin, këtij viti i janë shtuar edhe muajt e izolimit për shkak të pandemisë.

Në fakt nga statistikat e më shumë se dy dekadave të fundit, gjatë një periudhe kohore të një viti, Janë 2 muaj problematikë në vend. Në këto muaj shtohet më shumë vigjilenca e policisë dhe kontrollit të territorit.

Bëhet fjalë për muajin gusht dhe dhjetor, përkojnë festat, shtohet qarkullimi, rritet lëvizja brenda territorit, ku humbasin vigjilencën vet personat që merren me botën e nëndheshme të krimit, dhe ku kësaj periudhe këtë vit, i është shtuar edhe kjo periudha e pandemisë.

Pandemia bëri që të ngeleshin të bllokuar brenda territorit një pjesë shumë e madhe e këtyre personazheve. Duke lëvizur jashtë territorit ata rrinë larg njëri tjetrit, sigurisht ndjekin aktivitetet e tyre por rrinë larg.  

Këta personazhe goditjet nuk i bëjnë jashtë territorit, sepse e dinë që të bësh një atentat në një vend tjetër, do të kesh llogari jo vetëm me shqiptarët, por edhe me territorin ku është kryer ngjarja.

Prandaj Shqipëria është kthyer gjithmonë në vendin ku zgjidhen konfliktet dhe problematikat që nisin jashtë territorit të Shqipërisë. Duke u bllokuar nga data 10 mars, kur nisi izolimi dhe deri në fund të majit këta personazhe kanë qenë brenda, sigurisht këto grupe kriminale e kanë mbajtur nën vëzhgim njëri tjetrin dhe ka bërë që të agravohet situata dhe patjetër ky izolim dhe pandemia krijoi vonesa në pagesa  në trafiqet e ndryshme që bënin këto grupe kriminale.

Është një biznes i paligjshëm ku dihet se sa është volumi dhe sa është paraja e paligjshme e cila injektohet në ekonomitë e vendeve të përfshira. Në këtë vend ka disa zona që sic i ndante komiteti i pandemisë, në zona të kuqe, dhe në zona të verdha apo të gjelbërta, kështu janë edhe zonat e aktivitetit kriminal”, tha Hoxha./abcnews.al

Shpërndaje