
Arsimi i lartë duket se ështe lënë në hije gjatë kësaj fushate elektorale, për zgjedhjet e 11 majit.
Ky shqetësim është ngritur nga rektori i Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, Tonin Gjuraj, gjatë një komunikimi për mediat në nisje të mbledhjes së Senatit Akademik.
Gjuraj u bëri thirrje partive politike dhe kandidatëve në qarkun e Shkodrës që në programet e tyre të përfshijnë edhe angazhimet për mbështetjen e universitetit, duke theksuar rolin e tij të pazëvendësushem në zhvillimin e qytetit dhe me gjerë
Rektori Gjuraj përsëriti udhëzimet për stafin akademik lidhur me ruajtjen e neutralitetit gjatë angazhimeve institucionale, duke theksuar se aktivitetet politike mund të zhvillojnë jashtë orarit zyrtar të punës dhe ambienteve universitare.
Megjithatë, Gjuraj inkurajoi pjesëmarrjen aktive të pedagogëve dhe studentëve në jetën politike, si një e drejtë kushtetuese.