ARRSH tregon akset ku ka pasur reshje bore dhe shiu, apel për drejtuesit e mjeteve

Shpërndaje

Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi se gjatë natës ka pasur reshje shiu dhe dëbore në zonat malore në të gjithë vendin. “Reshje dëbore ka pasur në: Boboshticë-Dardhë, Qafë Thanë-Kapshticë, Fushë Stude-Klenjë, Bajram Curri-Valbonë, Kukës-Ura e Zapodit, Qafë Mali-Fierzë, Dedaj-Razëm-Bogë, Kuben-Vasije, Qafë Qelë-Pukë-Fushë Arrëz-Fushë Dukagjin”, tha ARRSH në një njoftim në Facebook.

Sipas autoritetit, nuk ka pasur probleme në qarkullim, edhe sepse kontraktorët kanë punuar gjatë natës me mjete borëpastruese për pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës.

Megjithatë, ARRSH ka një apel për drejtuesit e mjeteve: “Gjatë orëve në vijim priten temperatura të ulëta deri në -17°C në zonat malore, duhet të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore”, tha ARRSH.

Shpërndaje