Arrestohet për shfrytëzim prostitucioni “Zogu” i Tiranës

Shpërndaje

Ditën e sotme është arrestuar në Polici, Hermes Nikaj, i njohur ndryshe si “Zogu i Tiranës”, pas një hetimi për ‘shfrytëzim prostitucioni’ në qendrat estetike, clubet e natës dhe ofrimin e shërbimit eskortë.  Mësohet se ai është arrestuar bashkë me dy persona të tjerë pas një hetimi të gjatë.

Prokuroria e akuzon grupin për shfrytëzimin e vajzave për prostitucion kundrejt vlerave 100-500 euro. Sipas hetimeve  “Zogu i Tiranës”përdorte qendrat estetike, ku veç shërbimeve të qendrës, klientëve u ofroheshin edhe shërbime seksi nga vajzat, kundrejt pagesës. TGjatë momentit të arrestimit  “Zogu i Tiranës” i ka mohuar akuzat, ndërsa dyshimet janë se ai ishte në rolin e menaxherit.

Hetuesit pritet të zbulojnë edhe persona të tjerë të përfshirë në këtë rrjet.

Shpërndaje