Arrestohet në Shkodër ish-polici i FNSH, i dënuar me 11 vite burg…

Shpërndaje

Forcat e Shqiponjave në Shkodër kanë arrestuar ish policin e FNSH Ylli Ceka. Ky i fundit është  dënuar me 11 vite burg për vrasjen e ndodhur në vitin 2014 në zonën e Freskut në Tiranë.

Gazetari Simon Shkreli raporton se arrestimi i tij është bërë pas marrjes së informacionit nga ana e efektivëve Shqiponja të Shkodrës rreth vendndodhjes së tij. Ylli Ceka ka qene në një lokal në lagjen “Serreq” të Shkodrës dhe në momentin kur sapo ka dalë nga lokali është arrestuar nga policia. Me vete mbante edhe distinktivin e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejt.

Ai akuzohet për vrasjen e Edvin Vogli. Ylli Ceka në vitin 2014 pas një zënke ku kane marrë pjesë edhe vëllezërit e tij ka shtënë me armë zjarri ku për pasojë plumbat i morën jetën Edvin Voglit.

Në vitin 2016 gjykata e shpalli fajtor Cekën dhe e dënoi me 11 vite burg. Mbi ish efektivin rëndojnë akuzat “Vrasjes me dashje” dhe “Mbajtje pa leje të armës dhe municionit luftarak”.

Shpërndaje