Arrestohet “Leksi i druve”, Aleks Ndreka u kap në Itali, akuzohet si pjesë e dosjes “Metamorfoza”…

Shpërndaje

Aleks Ndreka, i njohur ndryshe si “Leksi i druve”, është arrestuar në Itali për llogari të drejtësisë shqiptare. Ai është kapur në aeroportin e Malpensas në Milano, pasi ishte në kërkim në kuadër të dosjes “Metamorfoza”.

Me kërkesë të SPAK, Gjykata e Posaçme kishte caktuar ndaj tij masën e “arrest në burg” në mungesë për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, për sigurim kushtesh dhe mjetesh për të kryer vrasje.

Emri i 47-vjeçarit ka dalë nga zbërthimi i aplikacioneve “Sky” dhe “Encro Chat”.

Mësohet se Ndreka ka pasur rol për të siguruar informacione për vendndodhjen e Dorian Dulit, Ibrahim Licilit dhe Genc Tafilit. Është kontraktuar nga Prekë Kodra, me të cilin bashkëpunon me qëllim ekzekutimin e këtyre personave.

Më 1 dhjetorit 2020 në autostradën Lezhë-Laç, Aleks Ndreka i shpëtoi atentatit duke u plagosur me plumb në gjoks.

Shpërndaje